Prapaskena

Do e dorëzoni mandatin e deputetit pas vendimit “non-grata”? Berisha jep përgjigjen e papritur

Publikuar: 20/05/2021

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur me batutë pyetjes së fundit të bërë nga gazetarët në sallën e konferencave në hotel Rogner sot pasdite.

Ai është pyetur nëse do e dorëzojë mandatin e deputetit që përfitoi nga zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa përgjigja ishte e papritur. Ai bëri sikur nuk e dëgjoi mirë pyetjen, ndërsa herën e dytë tha: Unë mendova se thatë “a do e dyfishoni”. Çka tregon se Berisha do e mbajë mandatin dhe do vazhdojë betejën.

Përgjigja shkaktoi të qeshura në sallë ndërsa kur u ngrit mbështetësit e tij shpërthyen në ovacione për t’i dhënë suport.

Pyetje: A do ta dorëzoni mandatin e deputetit që keni marrë nga zgjedhjet e 25 prillit?

Berisha: Çfarë?

Pyetje: Do e dorëzoni mandatin e deputetit?

Berisha: Thashë se më thatë “a do e dyfishoni?” (qesh)



Më të lexuarat