Prapaskena

Shkon në 3 numri i viktimave të aksidentit në Milot, gjendet në kanalin me ujë një tjetër trup i pajetë (Emrat)

Publikuar: 19/05/2021

Një tjetër viktimë është shënuar në aksidentin Milot-Mamurras. Polumbarët kanë gjetur në kanalin me ujë trupin e pajetë të Nikoll (Dritan) Gjonit.

Bilanci i aksidentit ka shkuar në tre viktima teksa automjeti tip ”Toyota” që po udhëtonte në rrugë çau bordurën dhe ra në kanalin me ujë.

Viktimat e tjera ishin Saber Dunga.,45 vjeç, banues në Durrës dhe Urim Pepa,39 vjeç, banues në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ka shkaktuar deri më tani 3 viktima.



Më të lexuarat