Meta: Doktor, imperializmi amerikan e tregoi fytyrën e vërtetë si shtypës i lirisë së popujve dhe tribunëve të lirisë si puna jote.
Berisha: Lene Ilir lene. Të vjen me plas. Ty të kapën me zë dhe figurë duke i tha piten tjetrit, unë shkoj dhe e ha për ca katundarë që hodha në erë.
Meta: Më kishte thënë Xha Sulua mua që…..
Berisha: Ore akoma shikon filmin Kapedani ti? Mua po më del flakë nga koka.
Meta: E kam fjalën për Sulon e komandantit, doktor.
Berisha: Lere se komandanti i paska njoft mirë. Vetëm se as atë nuk e shpallën non grata, kurse mua po.
Meta: Të drejtë ke doktor. Ata komunistët tek Blloku hanin bukë me gjalpë dhe me reçel, dhe nuk i shpallën non grata. Ma ka thënë Xha Sulua mua.
Berisha: Do ia bëjmë si komandanti. Nuk do kërkojmë viza për Amerikë. Do rrimë tek Gjiri i Lalzit. Meqë ra fjala, ça ishte ai shpërthimi i fortë që dëgjova?
Meta: Më duket se gjuajtën amerikanët raketa tek Mali me Gropa. Kane kujtuar se isha aty. Ju shkruajta në whatswap: Nuk kanë lindur ata burra që trembin shqiptarët. Jemi shqiponja dhe jo sorra.
Berisha: Po shkruaj ne e-mail or zotëri se është zyrtare.
Meta: Nuk po e mësoj dot atë dreq.
Berisha: E mirë, ça ju the tjetër?
Meta: Që nuk më trembni dot.
Berisha: Këtë ma the njëherë. Po ata ça thanë?
Meta: Që nuk të gjuajtëm ne se po të ishim ne nuk do ta hidhnim në kokë por do ta fusnim në…… nejse.
Berisha: Shiko shiko. E paskan lëshuar gojën fare, më keq se unë në parlament.
Meta: Pastaj thanë që nuk ishin ata por ju kishin hakeruar numrin.
Berisha: A thua i kanë hakeruar Twiterin edhe këtij Blinkenit?
Meta: O doktor, si bën edhe ti, sikur nuk e ke lexuar librin “Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinë”.
Berisha: E kam lexuar, e kam lexuar. Po i dalin të gjitha fjalët komandantit. Po ti ku po rri?
Meta: Ja ketu vërdallë.
Berisha: Shi shi dreqi, nuk tregon! Mirë, po më dëgjo mua, shko ha paçe tek Rogneri. Kështu që po të gjuajtën me raketë ata, ke shpresë që ta hajë edhe Rama. Se puna është që mos ikësh kot.
Meta: Doktor, mos do të ma fusesh?
Berisha: Jo. Ç’ne! Nuk e kam zakon. Por duhet me qenë racional.
Meta: Po mitingjet kur do ti fillojmë doktor?
Berisha: Prit një herë se bën vaki na duhen lekët për avokat. Hajt se flasim. Tung. (Dritare)