Prapaskena

Ekzektuohet në mes të ditës 40-vjeçari në lokalin shqiptar, dyshimet e policisë

Publikuar: 18/05/2021

Një person është vrarë në një lokal në rrugën “Gjin Gazulli” në Pejë këtë të martë. Bëhet fjalë për viktimën mbi 40-vjeç i gjinisë mashkull, rastin e ka konfirmuar policia, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe prokurori i krimeve të rënda dhe ekipi i Mjekësisë Ligjore.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për mediat kosovare se prokuroria po merret me rastin.

“Dyshohet se një person në Pejë është privuar nga jeta me armë zjarri. Njësitë relavante kanë dalë në vendin e ngjarjes, si prokurori i krimeve të rënda dhe mjekësia ligjore. Kjo është e gjitha çfarë mund të themi për momentin”, tha Nikçi për Express.

Për vrasjen që ndodhi rreth orës 15:36 në Pejë nuk është arrestuar akoma asnjë i dyshuar.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, tha se si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit viktima ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 15:36 policia është njoftuar se në rrugën ‘Gjin Gazuli’ në Pejë ka të shtëna me armë zjarri. Policia iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes dhe ka hasur në një person që dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.



Më të lexuarat