Dalin emrat, kush janë 7 “bosët” e kokainës që u kap në Kosovë

Pa Kategori

Publikuar: 18/05/2021

Dalin emrat, kush janë 7 “bosët” e kokainës që u kap në Kosovë

Kontrollet në Kosovë vijojnë pas kapjes së 400 kg kokainë të ardhura nga Brazili në Lipjan nëpërmjet një konteineri

Sipas mediave të Kosoves, Policia ka vijuar kontrollet dhe janë gjetur në disa vende të ndryshme para në euro e denarë, armë, fishekë, celularë e kompjutera të cilat janë sekuestruar pasi kanë lidhje me kokainën e kapur.

Po ashtu sipas mediave të Kosovës janë 7 të arrestuar deri më tani të cilët kanë tërhequr drogën ose kanë lidhje me kokainën e kapur në Lipjan.

Në fakt, konteineri me 400 kg kokainë u nis nga Brazili, kaloi në Itali, madje erdhi dhe në portin e Durrësit në Shqipëri, por u mbajt nën vëzhgim pas informacionit të ardhur nga DEA dhe më pas u kap në Lipjan të Kosovës.

EMRAT E TË ARRESTUARVE

Izet (Osman) Sheqiri – 23.12.1968

Kadri (Shaip) Sheqiri – 12.09.1978

Faton (Nazmi) Vrajolli – 16.02.1976

Bajram (Lutfi) Maliqi – 05.09.1984

Kadri (Hakif) Brahimi – 06.11.1972

Enver (Ramiz) Belegu – 02.03.1956

Fehmi (Izet) Bytyqi – 16.07.1967