Aksident i rëndë në Tiranë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, humb jetën në vend shoferi 33 vjeç

Pa Kategori

Publikuar: 17/05/2021

Aksident i rëndë në Tiranë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga, humb jetën në vend shoferi 33 vjeç

Një aksident i rënd, me pasojë vdekjen e një 33-vjeçari, është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 01:30, në rrugën “Sulejman Delvina”, ku viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërsa për pasojë ka ndërruar jetë në vend 33-vjeçari.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.