Konfirmohet një nga duelet më të mëdha të boksit, Tyson Fury-Anthony Joshua, në kategorinë e peshave të rënda. Boksierët britanikë do të përballen mes tyre më 14 gusht në Arabinë Saudite dhe diçka të tillë e ka konfirmuar vetë Fury.
Fituesi i këtij dueli do të mbajë katër rripa të peshave të rënda. Aktualisht 31-vjeçari Joshua është kampion në WBA, WBO dhe IBF, kurse Fury mban rripin e WBC.
Një ndeshje për t’u futur në histori, pasi kurrë një boksier nuk ia ka pasur të katër rripat. Kurrë nuk ka ndodhur diçka e tillë dhe Fury dhe Joshua kanë nisur përgatitjet për të qenë në lartësinë e pritshmërive.