Një pjestar i forcave RENEA është arrestuar me 1 kg kokainë pasditen e sotme në Tiranë. Në pranga kanë përfunduar gjithashtu dhe 2 bashkëpunëtorët e tij.
Operacioni u ndërmorr nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, dhe efektivi mësohet se është arrestuar në kushtet e flagrancës, teksa po transportonte drogën.
Sipas burimeve jo-zyrtare efektivi i ndaluar është Xh. L. me origjinë nga Elbasani, ndërkohë që operacioni është ende në zhvillim.
Mësohet se Policia po kontrollon telefonat dhe banesat e të arrestuarve, për të zbuluar rrjetin e shpërndarjes së kokainës.
Njoftimi i plotë i policisë: Eshte duke zhvilluar nje operacion antidroge. Eshte sekuestruar nje kg kokaine. Eshte arrestuar transportuesi. Operacioni vijon.