Prapaskena

Gjashtë zakonet e njerëzve me një përqendrim të spikatur mendor

Publikuar: 13/05/2021

Nga Marcel Schwantes

Puna nga distanca gjatë pandemisë aktuale ka sjellë sfida të mëdha. Punonjësit shohin veten të mbingarkuar dhe stresuar, teksa janë të detyruar që të përmbushin kërkesa të shumta personale dhe profesionale gjatë ditës.

Ndërsa të qenit “gjithmonë aktiv”cilësohej si diçka shumë pozitive, truri ynë ka kaluar në një lloj sjellje automatike, për shkak se jemi ambientuar tashme me një gjendje të mbingarkesës së përhershme, shpesh duke sakrifikuar jetën tonë personale për të bërë më shumë gjëra.

Por a po bëjmë vërtet më shumë? Për shembull, në një ditë tipike gjej veten duke u përgatitur për takimin me klientit tim të radhës, ndërkohë qendër pritem në mes nga një email urgjent i radhës që kërkon vëmendjen time të menjëhershme.

Para se të filloj të dërgoj përgjigjen e e-mailit, një pjesëtar i ekipit tim më kërkon diçka tjetërDhe ndërkohë kam 7 skeda të hapura në laptopin tim  prej ditës së djeshme, dhe shkolla ku mëson fëmijim më ka dërguar një mesazh për të më njoftuar se dikush në konvikt ka qenë i ekspozuar ndaj Covid-19.

Nëse e keni të vështirë  të përqendroheni dhe të mbeteni produktivë në mjedisin tuaj virtual, atëherë jeni në shoqëri të mirë. Një studim zbuloi se ndërprerjet e panevojshme në vendin e punës janë të kushtueshme, ndërkohë që “punonjësit më të kualifikuar shpenzojnë 28 për qind të javës së tyre të punës duke menaxhuar postën elektronike”.

Një studim tjetër zbuloi se punonjësit ndërpriten afërsisht çdo 3 minuta, dhe pasi ndodh kjo gjë, mund të duhen rreth 23 minuta që ai person t’i kthehet detyrës që kishte nëpër duar. Me fushatën e vaksinimeve që po vazhdon, ajo që na duhet tani të gjithëve është një panoramë e përditshme e përqendrimit mendor që të na mbajë produktivë dhe në detyrë. Unë rekomandoj 6 këshillat të dobishme për të forcuar përqendrimin.

1. Hiqni dorë nga praktika e kryerjes së shumë gjërave njëkohësisht

Studimet e shumta kanë konfirmuar se kryerja me sukses e shumë detyrave është një mit, dhe mundet në fakt ta dëmtojë trurin tonë. Pasi ju e shpërdani vëmendjen tuaj mbi shumë detyra, duke e reduktuar cilësinë e punës suaj, dhe duke marrë më shumë kohë për të arritur qëllimet tuaja. Njerëzit e mirë-përqendruar mendërisht janë mjaft të zgjuar për të punuar në disa pjesë më të vogla për të përmbushur një qëllim të madh. Por ata e bëjnë atë duke mbaruar njëherë një gjë dhe pastaj duke kaluar në detyrën tjetër.

2. Bëni pushime të shkurtra

Të gjithë punonjësit që kanë një fokus të madh tek puna do të rraskapiten nëse nuk bëjnë një pushim midisPrandaj,bëjeni zakon që pas 30 minutash apo më shumë punë, të bëni një pushim të shkurtër, para se të fillojë të lodhet mendja juaj. Pushimi mund të jetë aq i shkurtër sa një çapitje 5 minuta në korridor apo trotuar për të marrë frymë në ajër të pastër dhe pak rreze dielli. Duke vepruar në këtë mënyrë, do të rivendosni veten me një fokus të ri.

3. Shmangni kontrollin e emailit në mëngjes

Rituali i kontrollit të vazhdueshëm të e-mailit sapo e nisni ditën tuaj, është një nga mënyrat më të shpejta për ta dëmtuar produktivitetin tuaj. Një ide është të shmangni kontrollin e postës elektronike deri në orën e drekës.

Nëse lejoni që mëngjesi juaj të përqendrohet tek detyra tuaj më e madhe dhe më erëndësishme atë ditë, duke lënë mënjanë problemet dhe shpërqendrimet që do të hasni përmes postës elektronike, atëherë do të keni punuar shumë më me produktivitet.

Arsyeja pse duhet ta nisni ditën tuaj me detyrën më kryesore dhe më të rëndësishme është se logjike:Në mëngjes niveli juaj i energjisë është më i lartë, dhe ai do të bjerë ndjeshëm deri në drekë.

4. Kaloni nga detyrat që kërkojnë përqendrim të madh, tek ato me më pak fokus

Kur bëni këtë lloj kalimi, kjo i jep trurit tuaj një pushim pas një periudhe me një përqendrimtë fortë mendor. Prandaj, merruni me detyrën  të rëndësishme 2 apo 3 orët e para tëmëngjesit. Ringarkohu me energji duke u marrë një detyrë që kërkon një fokus të ulët, si riorganizimi i zyrës tuaj, para se t’i riktheheni detyrës që kërkon një përqendrim të lartë.

5. Mos u fiksoni vetëm pas humorit të mirë

Ndërsa emocionet pozitive janë sigurisht të nevojshme për nxitjen e krijimtarisë dhe inovacionit, studiuesit kanë zbuluan se disponimet negative janë më të mira për t’i ndihmuar njerëzit të përqendrohen.

Një humor negativ shkakton vizionin e tunelit, duke ju bërë të përqendroheni vetëm tekgjërat për të cilat duhet të shqetësoheni,dhe gjithçka tjetër del nga ky fokus dhe nuk ka rëndësi”- thotë Adam Anderson, autor i vjetër i studimit. Pra nëse detyra në fjalë kërkon përqendrim të hollësishëm pa asnjë shpërqendrim, të qenit paksa i irrituar mund të jetë mënyra më e mirë.

6. Vendosni një qëllim për të përmirësuar veten

Ne jemi të prirur që të merremi automatikisht me detyrat e përditshme në listën tonë të gjërave, shumë prej të cilave nuk na shërbejnë për mirë. Synimet tuaja duhet të përfshijnë  të paktën një të tillë që do t’ju përmirësojë si shef, sipërmarrës apo ekspert në fushën tuaj. Njerëzit më të suksesshëm e nisin ditën e tyre duke e përqendruar mendjen e tyre tek diçka që do t’i bëjë ata më të mirë. Ndaj mendoni se çfarë do t’ju rrisë, t’ju japë më shumë energji, apo tju çojë përpara në karrierën apo biznesin tuaj, atë çka do t’ju bënte më të lumtur, dhekrijoni në këtë mënyrë bazat për një ditë epike dhe shumë produktive. /“Inc.com”



Më të lexuarat