htatë raketa u qëlluan nga Rripi i Gazës në zonën e Jerusalemit ditën e sotme, disa minuta pasi Hamasi i dha një ultimatum qeverisë Izraelite. Një prej raketave u neutralizua nga forcat izraelite, ndërsa të tjerat “shpërthyen” në hapësira të hapura, sipas zyrtarëve.
JUST IN – Hamas launches multiple rockets towards central Israel, #Jerusalem minutes after the 6pm ultimatum ended.pic.twitter.com/KgYvlIr6bh
— Disclose.tv ???? (@disclosetv) May 10, 2021
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) raportuan se një Izraelit u plagos lehtë nga një raketë anti-tank që “goditi” makinën e tij në zonën kufitare të Gazës. Qytetari, i cili sipas informacionit ishte në makinë në kohën e sulmit, u dërgua në një spital për ekzaminim.
#SONDAKİKA
???? Gazze'den İsrail'e 2. roket dalgası başladı.
Çok sayıda roket İsrail'e atılıyor. pic.twitter.com/tjxPj07LGy— Conflict (@ConflictTR) May 10, 2021
Ndërkohë, organizata terroriste Palestineze Xhihadi kërcënon të lëshojë raketa të tjera në Gaza të Izraelit rreth orës 21:00. Në këtë kontekst, Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Ganj shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në zonën deri në 50 milje rreth Rripit të Gazës, pasi vlerësoi situatën e krijuar.
Ndërkohë, mediat në Palestinë raportojnë se Forca Ajrore Izraelite ka nisur të përgjigjet duke targetuar me raketa Rripin e Gazës. Për pasojë, nëntë persona kanë humbur jetën, me tyre tre fëmijë dhe tre zyrtarë të Hamasit.
תיעוד: כך נראתה האזעקה במליאת הכנסת@yaara_shapira pic.twitter.com/uszaP0ISfC
— כאן חדשות (@kann_news) May 10, 2021