Prapaskena

Blendi Klosi mëse i sinqertë: Fleta e votimit me numra ishte e çuditshme, edhe unë u ngatërrova kur votova në 25 prill

Publikuar: 10/05/2021

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi risolli në vëmendje debatin për fletën e votimit të zgjedhjeve të 25 prillit, ku palët nuk u dakordësuan nëse do të ishte me emra apo me numra, por KAS vendosi që të ishte me numra.

Klosi në një intervistë në “5 pyetje nga Babaramo” ka pranuar edhe vetë se ishte kundër fletës së votimit me numra, pasi sipas tij ka sjellë një ngatërresë të votuesve ditën e zgjedhjeve.

Madje ai ka treguar se edhe vetë ka rënë “pre e ngatërresës” ditën kur ka votuar në Tiranë.

“Fleta e votimit ishte pak e çuditshme, se dhe unë kur votova në Tiranë u ngatërrova, pashë që nuk ishte rresht i fundit, por ishte i 12-ti. Fleta e votimit në Berat kishte 5000 fleta të pavlefshme“, u shpreh Klosi në Report tv.

Partia Demokratike kërkoi që fleta e votimit të ishte me emra, por Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve në KQZ vendosi që fleta e votimit për zgjedhjet e 25 Prillit do të ishte me numra, duke pranuar kërkesën e Partisë Socialiste.



Më të lexuarat