Prapaskena

Barazim dramatik në “Alfredo Di Stefano”, Hazard shpëton Realin nga… “vetëvrasja”

Publikuar: 10/05/2021

Barazim dramatik në stadiumin “Alfredo Di Stefano” 2-2 në sfidën mes Realit të Madridit dhe Sevijas, të vlefshme për javën e 35-të të La Ligës.

Miqtë e trajnerit Lopetegui, kaluan të parët në avantazh me anë të Fernandos në minutën e 22-të, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 0-1.

Në fragmentin e dytë të lojës, ishte Asensio i cili në minutën e 67-të, barazoi shifrat, teksa Rakitiç kaloi sërish në epërsi Sevijan, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kur u mendua se sfida do të mbyllej me fitoren e miqve, Hazard, i hedhur nga stoli në minutën e 79-të, gjeti rrugën e rrjetës në frymën e fundit, duke barazuar shifrat në minutën 90+4.

Me këtë barazim, Reali u ngjit në kuotën e 75 pikëve, po aq sa Barcelona.



Më të lexuarat