Prapaskena

Atentati ndaj Gjon Menës, bashkëpuntori i drejtësisë zbulon detaje: Mina me telekomandë është marrë në Shkodër

Publikuar: 10/05/2021

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arsenalin e armëve që u sekuestruan disa javë më parë nga policia e Tiranës.

Bëhet me dije se bashkëpuntori i drejtësisë, Enver Jamaku që zbuloi edhe vendin e arsenalëve të armëve, së fundmi ka treguar se ku është marrë telekomnda që është përdorur në atentatin e Gjon Menës në Kamëz.

Mësohet se ai ka rrëfyer se mina me telekomandë është marrë në Shkodër, raporton “abcnews”.

Kujtojmë që në lidhje me atentatin e Gjon Menës është arrestuar dhe janë lënë në burg dy kushërinjtë Ermond e Enver Jakimi (Jamaku), të cilët organizuan dhe i vendosën tritol makinës së Gjon Menës në Kamëz.

Para organit të akuzës ata thanë se ishin porositur nga Gjergj Cukali për atentatin me tritol ndaj Menës, i cili u kishte premtuar 30 mijë euro por u kishte dhënë vetëm 2 mijë.



Më të lexuarat