Prapaskena

Artan Hoxha i revoltuar pas vrasjes në Vlorë: Mos e gëzofshi sezonin, jeta e një shqiptari po vlen më pak se një karikator AK-47!

Publikuar: 10/05/2021

Gazetari Artan Hoxha reagon ashpër pas vrasjes së biznesmenit sot në Vlorë. Hoxha shkruan në “Facebook” se shqiptarët mezi po prisnin sezonin turistik, por çunat problematikë e inauguruan atë nën moton e vjetër “godit, asgjëso dhe largohu pa firo”.
Mesazhi i Hoxhës:
Ne mezi po prisnim qe, bashkia dhe qeveria të hapnin sezonin turistik maj-shtator 2021, me nje ceremoni pompoze në Lungomaren e Vlores….
ndersa “çunat problematike” e inauguruan sezonin pranvere-vjeshte 2021 të “Bishti Kalldremit”, nen moton e vjeter, “godit, asgjeso dhe largohu pa firo”…
Mos e gezofshi sezonin “çuna”!!!
Eshte “merita” juaj qe, vlera e jetes se nje shqiptari eshte ulur në koston e nje karikatori AK-47…



Më të lexuarat