Prapaskena

Ekspertët paralajmërojnë valë covidi edhe në vjeshtë: Ja zona më e rrezikuar në Shqipëri

Publikuar: 09/05/2021

Ekspertët tanë të shëndetësisë paralajmërojnë një tjetër valë infektimesh me koronavirus jo vetëm në mesin e majit por edhe në fillim të vjeshtës.

“Më shumë se gjysma e popullsisë është ende e pa vaksinuar”, shprehet epidemiologu Alban Ylli.

Në fakt, kryeqyteti nuk konsiderohet me risk të madh tanimë, kur një pjesë e madhe e qytetarëve ose e kanë kaluar ose janë vaksinuar. Ndonëse Tirana ende ka numrin më të lartë të rasteve aktive me koronavirus. Por, ndryshe paraqitet situata në rrethe dhe kryesisht në jug të Shqipërisë.

“Tirana ka shumë, por nuk gjen terren virusi për të infektuar, ndërsa po të shikosh Gjirokastrën ata që janë aktivë infektojnë ende të tjerë”, shprehet më tej Ylli.

Gjithsesi, procesi i vaksinimit po vijon në Shqipëri me ritme të shpejta dhe deri në vjeshtë numri i të vaksinuarve do të jetë edhe më i lartë.



Më të lexuarat