Prapaskena

Blendi Fevziu zbulon historitë: Bashën e kam pasur nxënës, njëherë doja ta nxirrja jashtë. Meta ka qenë…

Publikuar: 09/05/2021

Blendi Fevziu, drejtues i emisionit të tij politik për rreth 24 vite që nga gushti i 1997-s, ka qenë dhe është shumë pranë ngjarjeve dhe figurave politike. Liderët e politikës i ka njohur që në fillimet e veta dhe te “Dola te Ola” rrëfeu disa nga momentet më të rëndësishme.

Blendi Fevziu si fillim e ka patur emisionin e tij politik në RTSH të quajtur “E diela debat” dhe teksa në studio u shfaq fotoja e parë e intervistës me Edi Ramën e cila është zhvilluar në atë televizion, ai kujtoi se kryeministri ndryshe nga gjithë të ftuarit e deri atëhershëm ishte i interesuar për pamjen dhe dekorin e studios, ndryshonte pozicionin e dritave që të reflektonin më mirë mbi të, ndërkohë që tani sipas tij ka ndryshuar dhe ka më tepër autoritet.

Kur gjatë programit u shfaq fotoja me kryedemokratin, Blendi zbuloi një fakt shumë interesant. Ai tha se Lulzim Bashën e ka patur nxënës, në gjimnazin “Sami Frashëri” i dhënë disa orë mësimi kur Blendi bënte stazhin si mësues. “Njëherë kam dashur ta nxjerr nga klasa, por mësuesja e letërsisë më tha se Basha ishte nga nxënësit shumë të mirë. Gjithmonë kam patur raporte të mira me të” tha ai.
Presidentin Ilir Meta, Blendi Fevziu e ka njohur që kur ka qenë fëmijë pasi kanë qenë bashkëmoshatarë në shkollë. “Ka qenë bashkudhëtari im”, tha ai.



Më të lexuarat