Prapaskena

“Bashën do e braktisin të gjithë”! Paralajmërohen dorëheqje të tjera nga PD

Publikuar: 09/05/2021

Ish-kreu i PD, në Kukës, Ibsen Elezi, një nga zërat e fortë kritik që prej ditësh tashmë kërkon largimin e Lulzim Bashës, pasi dështoi për të disatën herë në zgjedhje, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda partisë ky dy sekretarët Sahit Dollapi dhe Ervin Minarolli dhanë sot dorëheqjen.

Në një prononcim ekskluziv për CNA.al, ai u shpreh se varka e Lulit tashmë është në mbytje dhe koha do tregojë që do e braktisin të gjithë një nga një.

“Varka e Lulit është një varkë në mbytje e sipër që një nga një do e braktisin të gjithë. Secili që kthjellohet dhe e kupton se koha e tij ka perenduar do e braktisë në ditët në vazhdim.”

Ndërsa dorëheqjen e sekretarit Organizativ Sahit Dollapi dhe atij të Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli Elezi e ka komentuar si një akt moral të vonuar.

Elezi shtoi se në raste të tilla dështimi kryetari duhet të jetë i pari që merr përgjegjësitë dhe dorëhiqet.



Më të lexuarat