Zgjedhjet e 25 prillit dhe fati i opozitës janë një ndër temat më të nxehta në vend të cilat kanë krijuar shumë debate.
Gazetari Bledi Mane i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Top Talk” drejtuar nga Denis Dyrnjaja ka zbuluar një skemë të bashkëqeverisjes Rama-Basha në shtator.
Ai shprehet se shpëtimi i kreut të PD-së, Lulzim Bashës është vetëm kryeministri Edi Rama dhe bashkëqeverisja me të. Sipas Manes, plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD-së dhe bashkëqeverisja me Bashën, i cili do të jetë kryetar parlamenti, ndërsa në opozitë do të jetë Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi.
“Shpëtimi i Lul Bashës është vetëm Edi Rama. Komardarja e hedhur për të tashmë është një bashkëqeverisje që do të fillojë në shtator me një presidente si Jozefina Topalli, portofole ministrore të ndara si në 2017-ën, një pjesë e elektoratit të së djathtës punësohet, qetësohet nuk proteston, opozitarët e vetëm do të jenë Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi. Plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD bashkëqeverisja me Bashën kryetar parlamenti. një qeveri e ashtuquajtur qeveri e integrimit do të qetësonte ujërat në Tiranë. Asyeja pse Sali Berisha është një gozhdë e ndryshkur është meraku i pasardhësve dhe garantuesi është vetëm Lul Basha. Marrëveshja do të vijojë edhe vazhdimin e bizneseve të Sali Berishës e do të kemi një qetësi të plakut Sali Berisha më pas. Shqiptarët fitojnë një bashkëqeverisje dhe një qetësi. Po të pyesësh këto biznese ata thonë sa mirë që këto zgjedhje mbaruan. Dilema më e madhe në LSI është Monika do lë mandatin e Tiranës e do mbajë të Fierit që t’i lërë Vasilit të hyjë në parlament. Ai është problemi më i madh në LSI se sa bashkëqeverisja”, tha Mane.