Prapaskena

E rëndë në Shkodër, 10-vjeçari humb jetën tragjikisht duke bërë video për Tik Tok

Publikuar: 06/05/2021

Një ngjarje tragjike ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Guri i Zi në Shkodër, ku një 10-vjeçar ka humbur jetën teksa është përpjekur të bëjë një video për Tik Tok.

I riu i identifikuar me inicialet N.Y ka humbur jetën teksa po inskenonte vetëvrasje për videot virale në Tik Tok. Sipas burimeve për ‘FaxWeb’, 10-vjeçari e kishte nisur si shaka, por përfundoi në një tragjedi.

Fëmija ndodhej vetëm në momentin e realizimit të videos, kur papritur diçka nuk ka ndodhur mirë me të dhe ka humbur jetën në vetëm pak minuta.

Ishin familjarët ata që gjetën të vetëvarur 10-vjeçarin, cili ishte një nxënës në shkollën “Atë Gjon Karma” në Gur të Zi. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka hetuar rastin dhe ka rezultuar se i mituri kishte humbur jetën duke u munduar të realizojë një video për Tik Tok sikur po vritej, por mjeti ku ai kishte hipur ka lëvizur dhe në këtë mënyrë ka mbetur i varur.

Forcat e policisë vijojnë hetimet për të nxjerrë shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila shokoi banorët e Gurit të Zi, por edhe më gjerë.

Burime nga shkolla ku ai bënte mësim bëjnë të ditur se 10-vjeçari nuk ka qenë një fëmijë problematik, përkundrazi është cilësuar si një fëmijë i zgjuar dhe me shkathtësi, por edhe një nxënës i mirë në mësime.

Të shokuar kanë mbetur edhe mësuesit e shkollës, si dhe nxënësit e tjerë, të cilët kanë mësuar fatin e keq të bashkëmoshatarit të tyre.



Më të lexuarat