Prapaskena

Duan kokën e Bashës! Ç’po kurdisin kundërshtarët? Pritet lëvizje e rëndësishme

Publikuar: 06/05/2021

Zërat kritikë në Partinë Demokratike që kërkojnë dorëheqjen e kreut të PD-së Lulzim Basha, do të zhvillojnë ditën e sotme në orën 12:00 një konferencë të përbashkët nga ambientet e hotel Xheko Imperial.

Në njoftimin publik bëhet me dije se të pranishëm do të jenë Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha.

Njoftimi per mediat:

Të nderuar miq grupimi “Për PD-në”, sot ne ora 12:00 do të mbajë sot më datë 6 maj 2021 në Hotel Xheko Imperial ( ish Karlsberg” një Konferencë për shtyp në vijim të kërkesës për hapjen e një procesi politik dhe reformimin ne Partinë Demokratike, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Ju ftojmë të merrni pjesë. Me respekt Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj, Indrit Hoxha. Jeni të mirëpritur.



Më të lexuarat