Video/ Ky është momenti i grabitjes së parave të “Exchange”, autorit i bie maska

Pa Kategori

Publikuar: 04/05/2021

Video/ Ky është momenti i grabitjes së parave të “Exchange”, autorit i bie maska

Ky është momenti kur autori i grabitjes në “Rrugën e Kavajës” largohet me çantën me para. Me poshte shihni pamjet e kamerave të sigurisë të kapura nga dy kamera të ndryshme. Në pamjet e para shihet autori që vrapon për t’u larguar nga policia.

Më pas, ai kapet nga kamerat me maskën gjysmë të ulur, gjë që i ka mundësuar policisë të bëjë dhe identifikimin e tij. Tashmë grupi hetimor ka në dorë identikitin e tij.

Grabitja ndodhi paraditen e sotme rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, ku 2 persona ende të paidentifikuar sipas policisë goditën me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute. Autorët kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.