FOTOT/ Tjetër dosje përvëluese për Donald Trump, me filmime seksuale

Pa Kategori

Publikuar: 04/05/2021

FOTOT/ Tjetër dosje përvëluese për Donald Trump, me filmime seksuale

Christopher Steele, një ish-agjent i shërbimit britanik të kundërzbulimit MI6, përpiloi një dosje tjetër për FBI në lidhje me ish-Presidentin e SHBA Donald Trump ndërsa ai ishte në Shtëpinë e Bardhë, thanë burime pa emër për Telegrafin britanik.

Në dosjen e parë, e cila bëri jehonë për shkak të përmbajtjes shpërthyese, Steele paraqiti një seri informacioni në lidhje me bashkëpunimin midis njerëzve të Trump dhe qeverisë së Vladimir Putin. Bashkëpunimi i tij i vazhdueshëm me FBI, pasi doli në dritë dosja e pare. shkon në favor të besueshmërisë së saj, sipas Telegrafit.

Kjo dosje e parë nxiti hetimin e hetuesit special Robert Mueller rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e SHBA në 2016.

Në dosjen e parë, Steele dha një numër detajesh në lidhje me sjelljen e pretenduar seksuale të ish-presidentit dhe pretendoi se Kremlini ishte në zotërim të materialit kompromentues për njeriun e parë të Amerikës, përfshirë pamjet e takimit të tij me një prostitutë në një hotel të Moskës në 2013. Trump pretendoi se ishte një lajm i rremë i motivuar politikisht.

Përmes kompanisë së tij Orbis Business Intelligence, Steele duket se ka vazhduar të përcjellë materiale të “papërpunuara” në agjencinë amerikane.

Një pjesë e materialit nga dosja e dytë përfshin informacione të mëtejshme mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara dhe pretendimet për ekzistencën e më shumë kasetave seksuale

Steele drejtoi zyrën e MI6 në Rusi midis 2006 dhe 2009 dhe më pas themeloi kompaninë e tij.