Prapaskena

Divorci më “i shtrenjtë” në botë, pas ndarjes lind “halli” i pasurisë, si do e ndajnë pasurinë Bill dhe Melinda Gate

Publikuar: 04/05/2021

Të gjithë pasi morën vesh lajmin se Bill dhe Melinda Gate do të divorcohen menjëherë pyetën veten se ‘Si do e ndajë çifti pasurinë’.

Divorci i tyre mësohet se do të jetë divorci më i “shtrenjtë”. Ata zotërojnë një pasuri rreth 130 miliardë dollarë, duke i bërë ata njerëzit e katërt më të pasur në botë, pas Bezos, Elon Musk dhe pronarit francez të mallrave luksoze Bernard Arnault.

Pasuria e tyre përfshin shtepi në pesë shtete , ‘një flotë’ makinash duke përfshirë këtu një Porsche të rrallë prej 2 milion dollarësh, një koleksion arti që vlen 30 milionë dollarë dhe një seri avionësh privatë.

Kujtojmë se pak kohë më parë çifti Gate vendosi që pasurinë e tyre ta dhurojnë para se të vdesin dhe se tre fëmijët e tyre do marrin vetëm 10 milionë dollarë.

Ishte Bill ai I cili bëri publike ditën e djeshme vendimin për ndarjen nga bashkëshortja e tij prej 27 vitesh.

“Pas një lidhjeje të gjatë, kemi marrë vendim t’i japim fund martesës. Përgjatë 27 vitesh, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që funksionon në mbarë botën, në mënyrë që t’ua mundësojë njerëzve të jetojnë shëndetshëm.Ne vazhdojmë të ndajmë besimin se misioni dhe puna jonë do vazhdojë së bashku, por mendojmë se nuk mund të kalojmë në faza të tjera jetësore si çift. Ne kërkojmë për hapësirë dhe privatësi për familjen tonë, teksa fillojmë jetën e re”, thuhej në deklaratën e Bill Gates.



Më të lexuarat