“Eurosurveillance”, një revistë shkencore evropiane, kushtuar epidemiologjisë, mbikëqyrjes, parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve ngjitëse, publikoi më 22 prill një studim krahasimi të rastit dhe rezultatit me në fokus në tre variantet më të zakonshme të koronavirusit në Evropë.
Rezultati i analizës çoi në vlerësimin se të qenit i infektuar me variantin “anglez”, “afrikano-jugor” ose “brazilian”, jep një mundësi më të madhe për t’u shtruar në spital (veçanërisht në lidhje me dy të fundit) dhe në disa raste edhe duke rrezikuar vdekjen.
Studimi
Analiza konsideroi më shumë se 23 mijë raste të varianteve të raportuara gjatë javëve të ndryshme, nga shtatori deri në mars (nga java e 38-të e vitit 2020 deri në të 10-ën e vitit 2021), në Itali, Qipro, Portugali, Estoni, Finlandë, Irlandë, Luksemburg dhe krahasoi rezultatet e ndryshme (pranimet në spitale dhe vdekjet), me ato të rasteve “pa variante”, që rrjedhin nga i njëjti Sistem Evropian i Mbikëqyrjes (TESSy) i organizuar në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
Studimi tregon një rrezik në rritje të shtrimeve në spitale të shoqëruara nga variantet edhe tek individët e moshës së mesme.
Rrezik më i lartë për në spital
Varianti “anglez”, rriti rrezikun e shtrimit në spitale me 11%, të kujdesit intensiv me 1.4% dhe rastet e shtruara në spitale ishin dukshëm më të reja me një moshë mesatare 63 vjeç, krahasuar me koronavirusin “arkaik” me një moshë mesatare 69 vjeç.
Varianti i “Afrikës së Jugut”, rriti rrezikun e shtrimit në spitale me 19.3%, të kujdesit intensiv me 2.3% ndërsa mosha mesatare ishte e ngjashme, në 67 vjet.
Varianti “brazilian” rriti rrezikun e shtrimit në spitale me 20%, të kujdesit intensiv me 2.1%, ndërsa mosha mesatare ishte gjithashtu më e lartë se koronavirusi “arkaik” në moshën 76 vjeç.
I rrezikshëm edhe për të rinjtë
Në modelet e renditura sipas moshës, duke parë figurën këtu lart, mund të shihet se rastet B.1.1.7 në grupmoshat 20-39 dhe 40-59 vjeç, kishin përkatësisht, 3 dhe 2.3 herë më shumë probabilitet të shtrimit në spitale sesa të rasteve pa “variante”, ndërsa pranimi në spitale ose vdekja nuk ndryshonin dukshëm në asnjë grup moshë.
Për rastet e B.1.351 (Afrika e Jugut) ekziston një probabilitet 3.5-3.6 herë më i lartë i shtrimit në spitale për grupmoshat 40-59 dhe 60-79. Pranimi i ishte dukshëm më i mundshëm për moshat 40 deri 59 vjeç.
Së fundmi, për rastet e “Brazilit”, ekziston një probabilitet i shtrimit në spitale midis 3 dhe 13.1 herë më i madh në grupmoshat 20-39, 40-59 dhe 60-79, si dhe një probabilitet i pranimit në kujdesin intensiv të 2,9 -13,9 herë më të larta.
Në përgjithësi, variantet janë më të rrezikshme, veçanërisht për të rinjtë, kur krahasohen me SARS-CoV-2 të pandryshuar.
Përjashtimi i vetëm, janë vdekjet totale, të cilat në rastin e variantit “anglez” janë edhe më të pakta dhe tejkalojnë Covidin “arkaik” vetëm në rastin e variantit të “Afrikës së Jugut”.
Precedentët
Analiza është në përputhje me disa vëzhgime të bëra më parë nga studime të tjera: në Mbretërinë e Bashkuar, nivele më të larta të infeksionit janë parë në grupmoshat më të reja të shkollave.
Danimarka gjithashtu raportoi shanse më të larta për shtrim në spitale për rastet e variantit “anglez”.
Aktualisht – nënvizojnë autorët e studimit evropian – megjithatë, të dhënat e publikuara mbi ashpërsinë e rasteve të Afrikës së Jugut dhe Brazilit, mungojnë.