Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ashtu si edhe mijëra qytetarë të Kosovës, ka zgjedhur Shqiëprinë për të kaluar fundjavën.
Gjatë vizitës në Shqipëri ajo ka vizituar edhe “Mrizin e Zanave”, ku ka drekuar para se të niset sërish në Kosovë.
“Miqtë si Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani na zbukurojnë ditën dhe na shtojnë pasionin ndaj punës që kemi fatin të bëjmë”, shkruan Mrizi i Zanave krah fotos së Presidentes së Kosovës.