Në indi situata është vërtet alarmante sa i përket shifrave të të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19. Kjo ka shqetësuar edhe autoritete të vendeve të tjera.
Së fundmi ka qenë këshilltari mjekësor i Shtëpisë së Bardhë Anthony Fauci, i cili në një intervistë me shtypin indian, rekomandoi se India duhet të vendosë një bllokim disa-javor për të ndaluar pandeminë COVID-19
“Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme tani është të kemi oksigjen, të furnizohen me ilaçe. Masa nuk duhet të zgjasë ‘gjashtë muaj’, mund të jetë e përkohshme për të ndaluar ciklin e transmetimit. Askujt nuk i pëlqen të mbyllet, por nëse e bën siç duhet për disa javë, mund të ndikosh ndjeshëm në dinamikën e pandemisë”, i tha Anthony Fauci Indian Express, duke theksuar nevojën për bllokime të menjëhershme.
Duhet nënvizuar se Qeveria e Kryeministrit Narendra Modi thotë se është e gatshme të vendosë një bllokim të ri një vit pas karantinës së parë, e cila goditi rëndë ekonominë indiane.
Mbi 392 mijë raste të reja janë regjistruar në mbarë vendin, ndërkohë që janë regjistruar 3688 viktima.