Përplasi me makinë 75 vjeçarin në rrugën e Rinasit, arrestohet shoferja, i moshuari vdes në spital

Pa Kategori

Publikuar: 01/05/2021

Përplasi me makinë 75 vjeçarin në rrugën e Rinasit, arrestohet shoferja, i moshuari vdes në spital

Një 46 vjeçare është arrestuar nga Policia pasi ka përplasur me makinë pasditen e djeshme një 75 vjeçar në rrugën e Rinasit. Për pasojë, blutë e Tiranës raportojnë se i moshuari ka ndërruar jetë në spital.

“G. S., 46 vjeçe, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. H., i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Ndërkohë, në njoftimin e shpërndarë dje për mediat, menjëherë pas aksidentit, Policia njoftoi se i moshuari ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Fatkeqësisht, ai nuk ka mundur të jetojë.

“Më datë 30.04.2021, rreth orës 14:10, në rrugën e Rinasit, tek kthesa e Laknasit, mjeti me drejtuese shtetasen G. S., 46 vjeçe, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. H., 75 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndetsore”, njoftoi dje Policia.