Pranoi se kishte marrë para për votën, shoqërohet në polici qytetari nga Lezha

Pa Kategori

Publikuar: 29/04/2021

Pranoi se kishte marrë para për votën, shoqërohet në polici qytetari nga Lezha

Një qytetar nga Lezha është shoqëruar nga policia pasi në një video ai deklaroi se kishte marrë para për të shitur votën.

Në video, personi i identifikuar si G.P deklaronte se kishte marrë 200 mijë lekë të vjetra për katër vota dhe se këto para i kishte marrë nga policia, por pa përmendur emra konkretë.

Videoja u bë publike nga moderatori Bled Marku i cili denonconte rastin se si ishin blerë votat nga PS-ja për zgjedhjet e 25 Prillit.