Gazetari i njohur, Mentor Kikia, është shprehur se refuzon që Parlamenti i tanishëm të votojë apo të marrë vendime të rëndësishme për vendin.
Teksa ishte i ftuar në studion e “Breaking” në Top News, Kikia u pyet në lidhje me nismën që Partia Socialiste do të ndërmarrë për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta, nga posti i presidentit. PS deklaroi një ditë më parë se të hënën do të nisë procedurat.
Lidhur me këtë, gazetari i njohur u shpreh se Meta i kaluar kompetencat e tij si president. Por sipas tij, ky Parlament ka vdekur moralisht dhe politikisht.
“Nëse kjo do t’i takojë këtij Parlamenti që është në këmbë, mund të jetë legjitim. Ka vdekur moralisht dhe politikisht, ku një pjesë e deputetëve dihet se si kanë ngelur aty. Kanë marrë nga zero deri në 10 vota në zgjedhje. Refuzoj që ky Parlament të marrë vendime që duhen 84 vota. Me ndihmën e këtyre deputetëve që nuk duhet të jenë në atë Parlament, nuk duhet të merren vendime të rëndësishme. Le të marrin ato rroga, por unë si qytetar i kësaj republike, refuzoj ti konsideroj si deputetë të parlamentit tim”, tha Kikia.