PD po përgatit terrenin për mos njohjen e zgjedhjeve, pas humbjes së pastër që pësoi, duke qenë 10 për qind pas partisë fituese.
Burime brenda Partisë Demokratike thonë se kryetari “de facto” i PD Sali Berisha, ka udhëzuar Lulzim Bashën të mos njohë humbjen, duke shmangur me këtë rast debatin mbi dorëheqjen e tij.
Duke mos njohur rezultatin, Basha ka mundësi të shmangë zërat që kërkojnë dorëheqje, duke thënë se prioritet ka lufta për anulimin e rezultatit.
Partia Demokratike nuk ka njohur rregullisht humbjen në zgjedhje prej vitit 1997 dhe nuk ka hyrë në Kuvned gjashtë muajtë e parë.
I vetmi rast që ajo pranoi zgjedhjet ishte viti 2013, por dhe në atë mandat, ajo e brakitisi një herë Kuvendin.
Në mandatin e dytë ata dogjën tërësisht mandatet duke u larguar nga Kuvendi.