Po shkon drejt fundit, procesi i numërimit në KZAZ-në e qytetit të Shkodrës ku kanë mbetur edhe shumë pak fletë pa u numëruar.
Gazetari Simon Shkreli raporton për ABC se deri më tani Partia Demokratike kryeson me 5 mandate, ndjekur nga socialistët me 3 mandate. Surpriza në këtë qark është partia e Tom Doshit, PSD e cila nga votat e deritanishme ka arritur të sigurojë 2 mandate, ndërsa LSI 1 mandat.
Sipas përllogaritjes për mandate, deri tani Ilir Beqaj, i renditur i katërti në listën e socialistëve nuk arrin të vijë në Kuvend në parlamentin e ardhshëm.
Megjithatë, me formulën e re të llogaritjes, nëse ai arrin të thyejë herësin duke marrë numrin e nevojshëm të votave, ai do arrijë të kalojë kandidatët me më pak vota dhe të futet në Kuvend.