Prapaskena

Tom DOSHI largohet nga politika, dorëzon mandatin e deputetit në mes të natës

Publikuar: 26/04/2021

Tom Doshi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Social-Demokrate largohet nga politika.

Vetëm pak minuta më parë ai ka njoftuar tërheqjen me “vullnetin e tij të lirë” nga mandati aktual i deputetit dhe nga ai i zgjedhjeve të 25 prillit 2021, shkruan newsbomb.al. Një ngjarje e tillë është e papritur pasi Doshi nuk u tërhoq nga gara edhe pse Amerika bëri të qartë kërkesën për të: Nuk duhet të kandidonte në zgjedhje.

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur Tom Doshin person të padëshiruar, ndërsa ambasadorja Yuri Kim në daljet e shpeshta në media ka kërkuar që ai të mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ditë më parë, kur Tom Doshi çeli fushatën elektorale iu përgjigj për herë të parë ambasadores Yuri Kim duke thënë se ai është mbështetës i SHBA dhe se ka luajtur rol kyç në miratimin e reformës në drejtësi në vitin 2016.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme në kuadër të verifikimit të kandidatëve për deputet, mori informacion nga Ambasada Amerikane në Tiranë për Doshin, ndërsa i dërgoi dhe një kërkesë Interpolit. Nuk dihet nëse ky i fundit ka kthyer përgjigje, apo nëse dorëheqja e Tom Doshit lidhet me ndonjë nga këto fakte.

Dorëheqja e Tom Doshit:

Unë i nënshkruari Tom Doshi me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj më datë 26 prill jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Deklaroj se sot në datë 26 prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve të 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të partisë PSD, për zgjehdjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

I kërkoj KQZ të bëj zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor.

Sa më sipër, është në përputhej me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk sot në datë 26 prill dhe në vazhdim asnjë pretendim me vendimine KQZ, sipas të cilit mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme.



Më të lexuarat