Procesi i numërimit të votave është duke vazhduar normalisht në të gjitha qarqet e vendit, me vonesa të vogla në bashki të caktuara.
Pas orës 16:30 janë numëruar më shumë se 750 mijë e votave në të gjithë vendin, më shumë se 50% e tyre, nga të cilat kryeson Partia Socialiste, e cila sipas projeksionit aktuale mund të marrë deri në 76 mandate, PD 57, LSI 5 dhe Partia Socialdemokrate 2 mandate.
Ndarja e votave:
Partia Socialiste 370743 vota – 48,77%
Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim 297289 vota – 39,1%
Lëvizja Socialiste për Integrim 52878 vota – 6,96%
Partia Socialdemokrate 16482 vota – 2,17%
Nisma Thurje 4729 vota – 0,62%
Lëvizja për Ndryshim 3931 vota – 0,52%
Bindja Demokratike 3868 vota – 0,51%
Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare 2260 vota – 0,3%
Partia Lëvizja e Re 1928 vota – 0,25%
Partia Aleanca Demokracia e Re 1814 vota – 0,24%
Partia Balli Kombëtar 895 vota – 0,12%
Aleanca Bashkimi Popullor 723 vota – 0,1%