Prapaskena

PS po shkon drejt fitores, Stresi paralajmëron: Manipuloni sa të doni votat, nesër mbrëma do keni luftë civile

Publikuar: 26/04/2021

Rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit me shifrat e tanishme i japin një fitore të qartë Partisë Socialiste.

Reperi i famshëm Arkimed Lushaj (emri i artit Stresi), i njohur si mbështetës i PD, ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet me armë në dorë dhe ka paralajmëruar luftë civile.

Referuar rezultatit të tanishëm Stresi i drejtohet PS duke thënë se ajo mund t’i manipulojë votat e 25 prillit, por sipas tij do të shkaktojnë luftë civile në vend.

“Manipuloni sa të doni votat! Luftë civile do keni nesër mbrëma,”, ka shkruar reperi.

Deri më tani janë numëruar mbi 55% e votave, ku PS është në avantazh, PD në rritje e ndërsa LSI në rënie drastike! Socialistët deri më tani janë forcë e parë në 9 qarqe, duke i marrë demokratëve edhe Dibrën, e ndërsa PD-ja ruan bastionet e saj në Shkodër, Kukës e Lezhë. Megjithatë numërimi vijon dhe nuk dihet se cili do jetë rezultati përfundimtar.



Më të lexuarat