Prapaskena

Ilir Meta u ndëshkua si anti-amerikan!

Publikuar: 26/04/2021

Ilir Meta i shndërroi këto zgjedhje parlamentare si betejë mes tij Shteteve të Bashkuara. Përplasja më e fortë ishte me ambasadoren amerikane Yuri Kim, na riktheu edhe njëherë në kohë sherret e Berishës me SHBA-të.

Madje Meta, theu çdo rregull komunikimi dhe marrëdhënie mes një shtetari dhe një diplomati, duke e kthyer atë në një antiamerikan të mirëfilltë, ashtu si dikur Berisha president që refuzoi të takohej me të dërguarin e SHBA-së.

“Tani live sapo më shkroi Ambasadorja Yuri Kim për të mos përmendur më sfurqet. I them Ambasadores amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën. Meqë më dërgoi live ‘sms’ i them Ambasadores amerikane mos e mbështet me Edi Ramën”, deklaroi Ilir Meta disa ditë më parë nga një studio televizive.

Brenda 1 javë, Meta shpalli armike Yuri Kim, duke i cilësuar deklaratat e saj si të turpshme qëndrimet e ambasadores, duke e akuzuar se po ajo po ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë.

Kulmi arriti me paranojat qesharake e Metës, ku fliste për atentate nga agjentë amerikanë, njësoj si nëpër filmat me spiunë rusë, ku Shtetet e Bashkuara ngrenë komplote kundër udhëheqësve botëror.

Ai tha se SHBA mund ta vrasë te “mali me gropa” Ilir Metën. Pranoi se e i njeh Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga filmat rusë, ose iranianë, të cilët e përshkruajnë demokracinë më të madhe të botës, si një bandë shtetërore që vret njerëz nëpër rrugë dhe shpate malesh.

Sot, Ilir Meta duhet të jetë presidenti më primitiv, më injorant dhe më reaksionar i globit, sepse mënyrën sesi ai komunikon me shtetasit e Republikës së tij, nuk e bën asnjë drejtues shteti afrikan apo aziatik. Ilir Meta është vetëdemaskuar si një torollak i palexuar, një njeri që guxoi të ndizte konflikt mes Shqipërisë dhe Amerikës për një grusht me vota që partia e tij e deklaruar nuk i merrte dot nga Shkodra deri në Vlorë.

Sikur Fan Noli që Ilir Meta e citon vazhdimisht të ishte gjallë dhe ta ngjyente penën në bojë për t’u marrë me një dallkauk si ai, me siguri do të shkruante: O Ilir o dallkauk, je hiç, je nje nuk…

Ilir Meta është kostoja më e madhe e partisë së tij, të cilën e shkatërroi, por edhe e opozitës në përgjithësi. Nëse ai nuk do ishte çmendur pa kthim javën e fundit, duke sulmuar Amerikën me hunj, kosore dhe sfurqe, natyrisht që opozita mund të kishte patur një rezultat më dinjitoz.

Për fat të keq u provuan dyshimet e të gjithë e atyre që mendoni se Lulzim Basha, nuk ka autonomi ndaj Metës dhe Berishës, pasi në momentin që Ilir Meta doli kundër Shteteve të Bashkuara, Lulzim Basha nuk pati guxim të distancohej dhe të mbështeste aleancën strategjike të Shqipërisë me Washingtonin, por heshti si një frikacak.

Natyrisht për këtë shkak pagoi edhe çmimin e tij. Cilët mund të ishin ata shqiptarë, nga Tirana deri në Shkodër, që pasi vuajtën për 50 vjet prishjen e marrëdhënieve me Amerikën, do të toleronin që për një të çmendur si Meta, të cenonin raportet shqiptaro-amerikane, të cilat mbajnë Shqipërinë në perëndim.

Sidoqoftë kjo që ndodhi me Ilir Metën ishte një shfaqje që duhej shijuar. Shkatërrimi i LSI si një parti anti-amerikane, ishte një ngushëllim i vogël para nevojës që ky vend kishte për t’u ndarë nga një sharlatan injorant, që duhej flakur me vota siç edhe ndodhi të dielën në darkë.

Ilir Meta është presidenti më qesharak në bote që sot e mbështesin më pak se 5 për qind e qytetarëve të vendit të vet dhe pas disa muajsh mund të jenë dhe më pak se 1 për qind.



Më të lexuarat