AKTUALITET Incident në Memaliaj, ish-shefi i Policisë Arjanit Arapi përplaset me militantë të PD dhe LSI, i pranishëm dhe ministri Çuçi

Pa Kategori

Publikuar: 25/04/2021

AKTUALITET Incident në Memaliaj, ish-shefi i Policisë Arjanit Arapi përplaset me militantë të PD dhe LSI, i pranishëm dhe ministri Çuçi

Një incident raportohet se ka ndodhur paraditen e sotme në Mameliaj, ku ish-drejtori i Policisë Arjanit Arapi është përplasur me mbështetës të PD dhe LSI, në këtë qytet.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i kësaj përplasje mes Arapit dhe mbështetësve të dy partive opozitare, ndërsa aty ka shkuar dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Për shkak të këtij incidenti, në zonë janë mbledhur shumë qytetarë. Arjanit Arapi, ish-drejtor Policie i shkarkuar nga detyra për trafik droge, është denoncuar disa herë nga përfaqësues të PD dhe LSI për ndikim në zgjedhje.