Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, pasi ka deklaruar se mazhoranca do e shkarkojë presidentin Meta pas 25 prillit, nëse ai nuk ikën vetë.
Ai tha se shkarkimi i Ilir Metës do të bëhet për arsye se ai e ka degjeneruar figurën e presidentit, ndërsa shtoi se Meta ka bërë thirrje për dhunë gjatë fushatës zgjedhore.
“Ne nisëm procesin e shkarkimit dhe pastaj pati një opinion të Komisionit të Venecias. Ka tre gjëra. E para, Ilir Meta nuk do të bëjë asgjë tjetër përveç asaj që duhet të bëjnë të gjithë pas orës 12, heshtje zgjedhore. Duhet t’i japim mundësi njerëzve sot të ndajnë mendjen që të shkojnë të votojnë. Të numërohen votat e tyre dhe të dalë rezultati. Presidenti një personazh tragji-komik që përbetohet që do të jetë me sfurqe dhe lopata.
Ka dy skenarë, njëri është që Ilir Meta që përbetohet që është burrë që mban fjalën të japë dorëheqjen se rezultati do flasë vet, dhe skenari tjetër është të nisim procedurat për shkarkimin e Ilir Metës për arsye të degjenerimit që i ka bërë figurës së presidentit. Kush nuk e ka ndjekur këtë proces do mendojë se kemi të bëjmë me spital dhe jo me politikë. Këtu nuk flasim për dekret por për një përfshirje brutale në procesin zgjedhor, nxitje për dhunë”, deklaroi Rama.