Prapaskena

Deklarata tronditëse e Xhelal Mziut, reagon Mero Baze: Urdhri është ‘vrisni këdo që dyshoni’! Agimi i Artë në Greqi doli jashtë ligjit për shumë më pak se kaq

Publikuar: 23/04/2021

Analisti dhe gazetari Mero Baze ka reaguar ashpër pas publikimit të një videoje, ku drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun Dibër, Xhelal Mziu bën thirrje që të vritet kushdo që dyshohet se po blen vota. Baze thotë se duket që urdhri është i qartë dhe se këto janë struktura terroriste vrasëse që mund të përsërisin Elbasanin.

“Ky është Xhelal Mziu drejtuesi politik i PD në Dibër i cili dëshmon me zë dhe figurë se PD ka ngritur një strukturë terroriste vrasëse. Urdhri është vrisni këdo që dyshoni. Mjafton një telefonatë dhe çdo i dyshuar do ta pësojë si Ai i Elbasanit. Pra PD jo vetëm e merr autorësinë e krimit, por premton se do vazhdojë të vrasë zyrtarisht. Nuk besoj se duhet më shumë se kaq që një vrasës si ky mos të jetë i lirë rrugëve”, ka shkruar Baze.

Përmes rrjetit të tij social Facebook, Baze krahason thirrjen e Mziut me partinë “Agimi i Artë” në Greqi, duke thënë se ajo doli jashtë ligjit për më pak se kaq.

Ai shkruan se grupet e tyre terroriste pretendonin se mbronin të moshuarit nga të huajt duke rrahur e dhunuar kundërshtarë, duke shtuar se kurrë nuk kanë deklaruar si PD që mund të vrasin me një telefonatë.



Më të lexuarat