Prapaskena

Prej muajsh në luftë me sëmundjen, Preç Zogaj humb të vëllain: Kësaj rradhe u munda, nuk të dola për zot

Publikuar: 21/04/2021

Analisti Preç Zogaj ka humbur vëllain Luigjin, pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Ka qenë vetë Zogaj ai që ka dhënë lajmin e hidhur teksa ka shtuar se ndonëse prej muajsh e kishte parë të vuante gjithmonë do ta kujtojë me buzëqeshjen e momenteve të fundit.

“Si vella i madh jam thirrur qysh i vogel prej jetes sone me te dale zot. Kesaj radhe u munda. Te pashe duke vuajtuar per muaj me radhe, por do te te kujtoj veten me buzeqeshjen e fundit drejtuar Aurores qe te “”kerkonte llogari”: Pse nuk flet?

Te qofte i lehte dheu, Luigj.

Lamtumira e fundit neser ne oren 14.00 ne Manati, Lezhe”, ka shkruar Zogaj.



Më të lexuarat