Prapaskena

Tronditet Elbasani 4 ditë përpara zgjedhjeve, vritet me armë Pjerin Xhuvani, ish-kreu i LSI-së (EMRI)

Publikuar: 21/04/2021

Mësohet se viktima e konfliktit në Elbasan është Pjerin Xhuvani. Ky i fundit është vrarë në rrethana ende të paqarta pas një sherri në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Ndërkohë, raportohet edhe për disa të plagosur, ku njëri prej tyre gjendet në sallën e operacionit në spitalin e Elbasanit. I plagosuri mësohet se është në gjendje të rëndë.

Kush është Pjerin Xhuvani

Xhuvani u akuzua nga PD se ishte një ndër organizatorët e përplasjes fizike mes simpatizantëve të PS dhe PD Ditën e Verës në Elbasan.

Xhuvani është akuzuar edhe për laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit, ndërsa është njohur si activist i PS-së.



Më të lexuarat