Personi që shikoni në foto është Xhensila Shota, efektive e forcave “Shqiponja” në Elbasan, e cila mbeti e plagosur aksidentalisht gjatë përplasjes me armë sot.
Ngjarja ndodhi në lagjen ‘5 Maj’, ku i vrarë mbeti Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë. Shota ishte duke kaluar rastësisht në vendin e ngjarjes, kur një prej plumbave e ka plagosur.
Mësohet se ajo ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.