Prapaskena

Zbulohet çifti i parë i ‘Për’puthen’ që vendos t’i japë fund beqarisë!

Publikuar: 19/04/2021

Dy konkurrentët më të përfolur të këtij edicioni të “Për’puthen”, Andi dhe Melisa mesa duket kanë vendosur t’i japin fund beqarisë.

Në rrjetin social, Instagram, janë bërë virale disa foto, në të cilat duken qartë të dy personazhet pranë njëri-tjetrit dhe shumë dyshime kanë lindur se ndodhen në një zyrë të Gjendjes Civile.

Mund të themi se ky nuk është një lajm i papritur, pasi dyshja ka qenë gjithmonë pre e aludimeve nga fansat e tyre se ishin në një lidhje edhe pse e mohonin. Kjo deri në momentin kur Melisa e ka konfirmuar nëpërmjet një komenti drejtuar një fanseje.

Në foton e publikuar çifti duket mjaft i lumtur dhe shumë gati për këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre.

Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse t’i urojmë çiftit një jetë sa më të lumtur dhe se do të jemi në pritje të konfirmimit të tyre.



Më të lexuarat