Kreu i KMSH, Bujar Spahiu: Organet ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje që lëndoi besimtarët në Ramazan

Pa Kategori

Publikuar: 19/04/2021

Kreu i KMSH, Bujar Spahiu: Organet ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje që lëndoi besimtarët në Ramazan

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Rrugën e Kavajës në Tiranë, në xhaminë ‘Dine Hoxha.

“U informova nga Myftiu i Tiranës, Lauren Luli, dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha. Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një person i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami. Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën. I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë. Personi është në duart e forcave të rendit. Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë Ramazani”, shkruan ai.