Kur princ Harry dhe William ecën pranë njëri-tjetrit gjatë funeralit të gjyshit të tyre, ishte interneti që u emocionua ndoshta dhe më shumë se vetë ata për ribashkimin e shumëpritur.
Dje (17 prill) princ Harry u pa duke biseduar me William dhe Kate Middleton e cila u shkëput për pak nga vëllezërit për t’i lënë të bisedonin të qetë. Menjëherë pas publikimit të kësaj videoje, interneti u bë emocional.
Jo vetëm sepse ishte takimi i parë që pas kohës kur princ Harry u zhvendos në California, por raporti i tyre delikat ka qenë në qendër të vëmendjes që pas intervistës së famshme me Oprah, përmes së cilës Meghan dhe Harry zbuluan gjëra që bota s’i dinte më parë.
Dukesha e Sussex-it, nuk ishte e pranishme në ceremoni për shkak të shtatzënisë së dytë. Burime pranë mbretërisë bëjnë me dije se ribashkimi i vëllezërve do të jetë pamje shumë ngushëlluese për mbretëreshën në një moment si ky.
“Unë, pasi pashë Kate, William dhe Harry-n”- shkruan dikush në Twitter.
Prince Harry and Prince William are seen talking together after the funeral service for their grandfather, Prince Philip.
Read more: https://t.co/SZMFUKMttT pic.twitter.com/FjeWyYSnDP
— ITV News (@itvnews) April 17, 2021