Prapaskena

“U shokova nga ajo që pashë”! Rama shpërthen ndaj Berishës në Tropojë

Publikuar: 18/04/2021

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim elektoral në qytetin e Bajram Currit.

Gjatë fjalës së tij, pasi ka vlerësuar kandidatin socialist Petrit Malaj, Rama nuk ka kursyer sulmet për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD, Lulzim Basha.

Rama tha se Berisha nuk bëri asgjë për Tropojën, përveç se dha leje për 11 diga në lumin e Valbonës.

Pjesë nga fjala e Ramës në Bajram Curri:

Ore ça bëri Sali Berisha në Tropojë? Vetëm të mos më thoni solli demokracinë. Vetëm këtë mos ma thoni! Unë në Bajram Curri kam qenë shumë vite më parë kur kam qenë student, falë edhe miqësisë së ngushtë me një tropojan, Nazmi Hoxhën, piktorin. Jam shokuar kur u riktheva, sepse ishte 2005-06 dhe ishte shumë vite pasi kisha qenë këtu, thuajse 20 vjet. Dhe u shokova se Bajram Curri ishte më keq se ça e kisha parë unë. Megjithatë mendova dhe thashë Saliu do bëjë ndonjë gjë tani, se nëse është ndonjë vend që ai i ka borxh është Tropoja.

I bëri një gjë në fakt Tropojës, i dha 12 leje për 12 diga në Valbonë, 11 për të qenë i saktë. Dhe e bukura është që më ngelën mua pastaj. Me shumë vështirësi anulluam 9, dy të tjerat ishin në kantier dhe ishte e pamundur. Vetëm këtë gjë i ka bërë Berisha-Tropojës. Por unë kam një pyetje për këta tropojanët që e kanë kërthizën të lidhur me Saliun, deri te Saliu hajde… por Luli?! Ai që thotë o tropojsa, o tropojse? Ai thotë po shkoj te njerëzit e babës, erdhi këtu si Koçi i teto Sofkës. O tropojsa e tropojse me dy gishta, do dilni të votoni Lulin?



Më të lexuarat