Prapaskena

S’ka dënim për Adriatik Llallën! Gjyqi për ish-kryeprokurorin që akuzohet për fshehje pasurie, rifillon nga e para

Publikuar: 16/04/2021

Ish-kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla do të rigjykohet nga e para. Llalla akuzohet për fshehje të pasurisë në tre episode, ndërsa SPAK më herët ka kërkuar 2 vite burg për të.

Seanca që është mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme dhe ku ka marrë vetë pjesë ish-kryeprokurori, ka përfunduar pak më parë dhe është vendosur që gjyqi ndaj Adriatik Llallës të rinisë nga e para. Ka qenë vetë Llalla që më herët ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Ndërkohë, sot kërkesa për gjykim të shkurtuar që në thelb ka të bëjë me kërkesën e vetë të akuzuarit për pranimin e fajsisë, është rrëzuar. Pritet që vetë Gjykata të dalë me një njoftim për këtë vendim dhe procedurat e mëtejshme.

Më herët me urdhër të SPAK, Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur në sekuestro pasuritë e Adriatik Llallës, si më poshtë:

– Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

– Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.



Më të lexuarat