Prapaskena

Shpërthimi në Mamurras, kush është biznesmeni që i vendosën tritol në derë të shtëpisë, vëllai i një ish-prokurori

Publikuar: 16/04/2021

Një sasi eksplozivi shpërtheu në oborrin e një banese në Mamurras të Kurbinit. Ngjarja ndodhi rreth orës 21 e 45 minuta të së enjtes, ndërsa objekt i sulmit me lëndë plasëse ishte banesa e biznesmenit Shpëtim Ndreca.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet sasi dhe lloji i lëndës shpërthyese, por policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e rrethaneve dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Shpëtim Ndreca rezulton të jetë vëllai i një ish-prokurori, ndërsa është pronar e një fabrike mielli dhe një stalle derrash pranë baneses së tij.

Hetimet në lidhje me ngjarjen janë përqëndruar tek ndonjë konflikt që mund të ketë pasur Ndreca gjatë kohëve të fundit apo dhe në të kaluaren e tij.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë të disa bizneseve në zonë për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, çka mund të ndihmojë policinë në identifikimin e autorit.



Më të lexuarat