Nga Vlora ku është stacionuar prej kohësh, presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me menjanimin e Luan Ramës nga LSI.
I pyetur për faktin se pse qyteti i Vlorës është i mbushur me postera “Voto nr.2”, ndërkohë që nr.1 është Luan Rama, Meta nuk dha një përgjigje direkte, por tha se procesi zgjedhor në këtë qytet është i rrezikuar publikisht.
“Unë nuk dëshiroj të hyj në komente të tilla për forca të caktuara politike, përfshirë edhe LSI që është një forcë e themeluar mbi emrin e Ilir Metës. Se kam humbur asnjëherë vëmendjen për këtë forcë politike dhe të gjithë zhvillimet politike në vend. Nuk dëshiroj të hyj më tej në komente, por për mua mbetet i rëndësishëm procesi zgjedhor dhe ai në Vlorë është i rrezikuar publikisht edhe nga inkurajimi që kryeministri aktual dhe një ndër kandidatët e Vlorës i bën Gjiknurit, regjisorit të dosjes Dibrës që të bëjë një tërmet edhe në Vlorë. Ky është një provokim i rëndë për qytetarët se këto eksperimente në Vlorë do kishin një kosto shumë të rëndë”, tha Meta.