Ilir Meta nuk ndalet dhe po jep pafund dekorata e vlerësime, duke ia kaluar të gjithë presidentëve të periudhës së post komunizmit.
Nga data 12 prill 2018 deri më sot, Presidenti Ilir Meta ka dhënë rreth 500 dekorata dhe tituj me dekrete të posaçme. Meta ka dekoruar edhe institucione, klube futbolli, radio, shoqata të ndryshme, ekipe të zjarrfikësve, korporata, ekipeve të shpëtimit në miniera etj. Ndërkohë Presidenti Bujar Nishani, nga data 2 dhjetor 2013 deri në 12 qershor 2017, ka dhënë vetëm 170 dekorata.
Por së fundmi kreu i shtetit po jep i jep titullin e vlerësimit “Mjeshtër i Madh” dhe pronarëve të restorantëve. Vlerësimi i radhës së kreut të shtetit është ai për lokalin në Shkodër “Traditë Gegë&Toskë”.
Po një javë më parë, presidenti dha vlerësimin edhe për bar restorant “Freskun” në Tiranë. Motivi i titullit është “Për mjeshtërinë e lartë në artin e gatimit, cilësi të dalluara administrative si dhe në kontributrin e vyer në drejtimin dhe nxitjen e turizmit kulinar. Restorant “Fresku” që drejtojnë me shumë talent është simboli i përsosmërisë në biznes e frymëzues në çdo hollësi. Karakterizohet nga eleganca, klasi dhe cilësia duke mbetur zgjedhja ideale e gjithkujt”.