Prapaskena

Akuzat për ‘botox’/ Rama tregon pse lëkura e tij shkëlqen si e Fevziut (FOTO)

Publikuar: 16/04/2021

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me gra dhe vajza në Tiranë. Që në nisje të takimit, nuk munguan batutat nga kryeministri.

Rama ju përgjigj akuzave për botox, duke theksuar se shkëlqimi në fytyrën e tij është rezultat i punës fantastike të bërë për vaksinimin e popullsisë.

“Unë botox? Kanë thënë se kam bërë botox, se u jam dukur i qeshur dhe lëkura ime papritur është dukur si lëkura e Fevziut, me shkëlqim.

Ka një arsye në fakt që unë jam më i qeshur seç isha. Kam një arsye pse nuk jam aq i ngrysur sa isha, ka një arsye pse lodhja dhe stresi shihet më pak në fytyrën time

Ky nuk është botox-i, por dielli që ka filluar të shkëlqejë sërish mbi Shqipëri, dielli që shkëlqen mbi sytë e mijëra gjyshërve që marrin vaksinën dhe vrapojnë të takojnë nipërit e mbesat.

Që marrin vaksinën dhe kanë rifilluar të gatuajnë për djemtë e tyre, për nuset e tyre, pa pasur frikë. Si nuk e bën efektin më të mirë se botox e gjithë kjo. E bën që ç’ke më të”, u shpreh Rama.



Më të lexuarat